TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Qershor 2024, 14:25

Masakër në liqenin e Komanit, perla e veriut mbulohet nga mbeturinat në mes të sezonit

Shkruar nga Pamfleti

Masakër në liqenin e Komanit, perla e veriut mbulohet nga mbeturinat

Teksa jemi në pikën e sezonit veror, ku shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të parë bukuritë e natyrës në Shqipëri, duket se këto bukuri nuk mund t’i shohin në Koman.

Liqeni i Komanit është mbuluar nga mbeturinat, aty mund të shohësh nga kanoçet, te pamperast e fëmijëve e deri te kafshët e ngordhura që qëndrojnë mbi ujë.


Turistët jo vetëm nuk shijojnë dot pamjen e mahnitshme të Liqenit  të rrethuar nga kodrat, e të mbuluar me gjelbërim, por përballen me pamjet tronditëse të papastërtisë.

Ndotja e liqenit te Komanit vit pas viti është kthyer në një fenomen shqetësues dhe duket se Bashkitë apo dhe ministritë përkatëse ende nuk e kanë gjetur një zgjidhje për të mbajtur të pastër Liqenin e Komanit. 

 

masakër në liqenin e komanit

Lini një Përgjigje