TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Maj 2024, 15:51

Matura Shtetërore 2024, publikohen datat e provimeve

Shkruar nga Pamfleti

Matura Shtetërore 2024, publikohen datat e provimeve

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2024.

Provimi i parë do të jetë ai i Gjuhës së huaj i cili do të zhvillohet më 3 qershor 2024. Provimi i dytë do jetë për gjuhën shqipe dhe letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet më 10 qershor.

Provimi i matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 18 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 24 qershor. 

Provimet e Maturës Shtetërore 2024 do të fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta.

Si çdo vit, është vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.

 

 

Lini një Përgjigje