
Edhe këtë vit, përsëritet e njëjta skemë. Teza e anglishtes është publikuar në rrjete sociale 30 minuta pas nisjes së testit të Gjuhës së Huaj.
Portali “Studentët denoncojnë” kanë publikuar në Instagram variantin B të saj. Ndërkohë provimi do të vijojë deri në orën 12:30. Ashtu siç ka ndodhur edhe në vitet e mëparshme, sërish është publikuar teza e cila është shpërndarë më pas gjerësisht në rrjetet sociale.
Rreth 27 mijë maturantë po i nështrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës së Huaj. Provimet, përfshirë Gjuhën e Huaj, Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë, Matematikën dhe Provimin me Zgjedhje, do të zhvillohen nga data 3 deri më 24 qershor. Gjuha Shqipe dhe Letërsia do të zhvillohen më 10 qershor, Matematika më 17 qershor, ndërsa Provimi me Zgjedhje më 24 qershor.

Lini një Përgjigje