Aktualitet11 Prill 2024, 22:14

Mazhoranca ‘shpëtoi‘ Xhaçkën, revoltohet Bregu: Mesazhi që i dhanë Kushtetueses dhe SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Mazhoranca ‘shpëtoi‘ Xhaçkën, revoltohet Bregu:

Partia Socialiste ka votuar kundër kërkesës së që mandati i Olta Xhaçkës të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Kërkesa është rrëzuar me 72 vota kundër, përkundrejt 32 votave pro në Parlament.

Këtë e ka komentuar dhe pedagogu Zylyftar Bregu i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania. Ai tha se më këtë mazhoranca i ka dhënë një ‘grusht’ SPAK.

“Gjykata Kushtetuese i kishte kërkuar Kuvendit që ta riçonte në mënyrë të rregullt sërish çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Për mua sot pushteti legjislativ, i dha një grusht nivelit të gjyqësorit që është GJK. Jo vetëm GJK por dhe SPAK që ka një dosje që sado që të fshihemi ato janë të lidhura. Si do guxojë SPAK nesër pasnesër, kur të vërtetojë një shpërdorim detyre ose një konflikt interesi të ish-ministres së jashtme në këtë dosje. Ata janë njerëz. Dumani në fjalën e tij tregonte një lloj meraku. Që institucionet shtetërore nuk na sjellin më kallëzime dhe policia është e lidhur me krimin”, tha ai.

 

mazhoranca xhacka bregu spak kushtetuese