TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2023, 12:01

Mbarëvajtja e zgjedhjeve, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Rrumbullakun

Shkruar nga Pamfleti

Mbarëvajtja e zgjedhjeve, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri

Ambasadori OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis, ditën e djeshme ka vizituar grupin e drejtimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të ngritur për menaxhimin e procesit zgjedhor në të gjitha fazat e zhvillimit të tij, deri në fazën finale, me shpalljen e rezultateve nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.     

Ambasadori De Sanctis u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku e njohu ambasadorin, me masat dhe punën e Policisë gjatë gjithë fazave të procesit zgjedhor, si dhe me masat shtesë për fazën e mbylljes së procesit të votimit, shoqërimit të materialeve zgjedhore si dhe masat e sigurisë për objektet zgjedhore për procesin e numërimit.

Ambasadori Guido De Sanctis e përgëzoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për planin e detajuar të masave, të ndërmarrë nga Policia, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Më tej ai ka theksuar se prezenca e tij te grupi i drejtimit, tregon qartë marrëdhënien shumë të mirë mes Policisë së Shtetit dhe OSBE-së.

Gjithashtu, ambasadori Guido De Sanctis vlerësoi rëndësinë e grupit të drejtimit për menaxhimin e procesit në të gjitha fazat e zhvillimit të tij dhe shprehu besimin se Policia e Shtetit tashmë ka përvojën dhe profesionalizmin për të menaxhuar dhe përmbushur me sukses edhe këtë sfidë të radhës.

Bëhet me dije se Rrumbullaku e ka garantuar ambasadorin De Sanctis se Policia e Shtetit u angazhua maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë dhe të drejtën e qytetarëve për të votuar, si dhe për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor deri në përfundim të të gjitha fazave të tij.

zgjedhje ambasadori i osbe rrumbullaku takim

Lini një Përgjigje