
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në bashkinë Pustecit, ku janë numëruar kutitë në 7 qendrat e votimit. Partia Socialiste ka triumfuar edhe në këtë bashki pasi ka marrë në total 868 vota, ndjekur nga PD me 473 vota kurse LSI me 168.

Në këtë bashki kanë votuar 1606 qytetarë nga 4366 gjithsej. Mësohet se Në qendrën e parë, përkatësisht në Kallamas, rezultati është: PS me 118 vota, PD me 114 dhe LSI me 13 vota.
Në qendrën e dytë PS ka siguruar 159 vota, kundrejt PD me 68 vota dhe LSI me 9 vota, ndërsa në qendrën e tretë rezultati është: PS me 245 vota, PD me 109 vota dhe LSI me 61.
Në fshatin Goricë e Vogël, PS kryeson me 88 vota, PD me 43 kurse LSI me 8 vota. Kurse në Diellas, PS fiton me 94 vota, PD me 47 dhe LSI me 22.
Ndërkohë PD ka arritur të fitojë në qendrën e gjashtë, atë të fshatit Gollomboç me 40 vota, PS ndjek me 34 kurse LSI ka marrë vetëm 7 vota. Edhe në qendrën e shtatë, Lajthizë-Zaroshkë, PS fitoi me 130 vota, PD ndjek me 473 kurse LSI me 168.
Lini një Përgjigje