TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 10:49

Mbyllet procesi i numërimit në Tepelenë, PS fiton bindshëm

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet procesi i numërimit në Tepelenë, PS fiton bindshëm

Mbyllet procesi i numërimit në bashkinë e Tepelenës, ku janë përpunuar 22 qendrat e votimit. Partia Socialiste ka fituar thellë, e cila ka marrë 3.214 vota ose 68.15% të totalit.

Në vend të dytë renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) me 1.003 vota (21.27%), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë përqindje shumë të ulëta të votave, duke mos ndikuar ndjeshëm në balancën e garës.

Rezultatet për Tepelenën janë si më poshtë:

PS – 3.214 vota (68.15%)

PD – ASHM – 1.003 vota (21.27%)

PSD – 130 vota (2.76%)

NISMA – SHB – 149 vota (3.16%)

MUNDËSIA – 84 vota (1.78%)

KEA – 46 vota (0.98%)

BASHKË – 71 vota (1.51%)

LA – 4 vota (0.08%)

ADR – 4 vota (0.08%)

AKSH – 8 vota (0.17%)

DZH – 3 vota (0.06%)

Lini një Përgjigje