Kamerat kapin momentin para aksidentit tragjik
Publikohen të tjera pamje nga aksidenti tragjik në Durrës, ku humbën jetën 2 fëmijë, ndërsa një tjetër është ende në spital.
Nikoll Radaçi, duke udhëtuar me fuoristradën e tij, doli nga rruga dhe përplasi fëmijët që ndodheshin në trotuar. Ai doli sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, teksa në dëshminë e tij tha se nuk ishte me shumë shpejtësi. Radaçi ka deklaruar se po lëvizte me rreth 30 km/h. Ndërkohë, për testin e alkoolit, ai ka pranuar konsumimin e pijeve alkoolike para drejtimit të mjetit.
Mirëpo një video e kamerave të sigurisë tregon se në fakt automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë, por dhe devijon nga një cep i rrugës në tjerin. Videoja është xhiruar disa metra para vendit të aksidentit.
Si pasojë e përplasjes, humbën jetën Enea Muçaj, 12 vjeç, dhe Klersi Nikolli, 10 vjeç, ndërsa një tjetër fëmijë, 8 vjeç, mbeti i plagosur rëndë, por arriti të mbijetojë.
Ndërkohë, janë rikthyer në vëmendje edhe të dhëna mbi precedentët e drejtuesit të mjetit. Sipas informacioneve, katër vite më parë atij i është pezulluar patenta për vetëm një muaj për tejkalim shpejtësie, ndonëse Kodi Rrugor parashikonte një masë më të ashpër, deri në tetë muaj heqje leje drejtimi.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe ka sjellë përplasje politike mes opozitës dhe mazhorancës.
Mos publikoni keto video te renda por pyetjen madhore" ku jene hapesirat yona publike, ku do luajne femijet?. Flm