TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Gusht 2023, 17:09

Mediat greke arrijnë në ekstrem: Të vëmë ushtrinë në kufirin shqiptar, boll e toleruam Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti
Mediat greke arrijnë në ekstrem: Të vëmë ushtrinë
Beleri dhe Mitsotakis

Arrestimi i Fredi Belerit duket se ka nxjerrë nga binarët grekët. Ndonëse ne jemi një shtet i pavarur dhe veprojmë sipas ligjeve tona, Athina po tejkalon çdo kufi duke tentuar të ndërhyjë në punët e brendshme.

Drejtësia nuk po e ha presionin dhe Fredi Beleri me shumë mundësi do dergjet burgjeve. Por kjo situatë dhe qëndrimet e kryeministrit Rama nuk janë mirëpritur aspak nga ekstremistët grekë.

Mitsotakis mbajti një darkë informale ku nuk e ftoi Ramën, ndërsa ky i fundit ju përgjigj sot. Mirëpo shumë media dhe personazhe publikë janë hedhur në sulm dhe disa kanë arritur në ekstrem.

Një portal ekstremist, ka shkuar deri aty sa kërkon që ushtria të vihet në gatishmëri në kufirin shqiptar. Portali “Pentapostagrama”, ka publikuar një shkrim të shkrimtares greke Iliado Voula, e cila fillimisht kujton vitin 2013. “Nuk e di se çfarë mendoni për sjelljen e shqiptarëve ndaj Greqisë, por me kënaqësi do të kthehesha pas dhjetë vjetësh, vetëm për të parë Ramën duke u strukur nga frika e forcave greke që stërviten me ritme të shpejta në rajonin malor pranë Prespës, në kufi me Shqipërinë”.

Mediat greke arrijnë në ekstrem: Të vëmë ushtrinë
Shkrimi i portalit

Më tej ajo ka shkuar në ekstrem, ku kërkon që të bëhet e njëjta gjë tani dhe ushtria të vihet në kufi me vendin tonë, pasi mesa duket grekët nuk e kapërdijnë dot që një kriminel si Beleri të jetë në burg.

Uroj që mrekullia "Firestarter" të aktivizohet sërish, për të paralajmëruar në mënyrë operacionale kryeministrin e pacipë shqiptar që përçmon ligjin, demokracinë dhe paralajmërimet e Greqisë për të vënë veton për negociatat e Shqipërisë me BE-në për shkak të shkeljes flagrante ndaj minoritetit grek me arrestimin e Fredi Beleris", ka vijuar autorja.

Më tej ajo ka shfrenuar fantazinë duke luftuar dhe për aleanca shtetesh që mund të përfshihen në konflikt, etj. Pra duket se prej 32 vitesh, Athina ende pretendon se Shqipëria është protektorat i saj. Grekët mendojnë se përmes ushtrisë mund të trembin shqiptarët. Vite më parë madje kërcënonin dhe me përzënien e emigrantëve. Tani që po u ngec sharra në gozhdë, duan të rikthehen sërish te forca ushtarake, duke harruar se dhe vendi ynë është pjesë e NATO. /Pamfleti

media greke edi rama ushtri kufi shqiptar

Lini një Përgjigje