TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Gusht 2023, 16:00

Mediat greke nxjerrin ‘prapaskenat’: Belerin nuk e do SHBA kryebashkiak, e ka shpallur “non grata” si Berishën!

Shkruar nga Pamfleti
Mediat greke nxjerrin ‘prapaskenat’: Belerin nuk e do SHBA
Beleri sot në gjykatë

Mediat e Athinës zbulojnë “pazaret”: Rama dha garanci se Beleri do lirohej, por në fund e drodhi!

Vendimi Gjykatës së Posaçme për të mbajtur në qeli Fredi Belerin ka trazuar edhe një herë Athinën. Ndonëse drejtësia është e pavarur dhe nuk mund të jetë në shërbim të askujt, Greqia mendon se mund të bëjë si i do qejfi në vendin tonë. Që në momentin e arrestimit e deri më sot ka pasur vetëm ndërhyrje dhe tentativa për të dalë mbi drejtësinë.

Sot Beleri ju drejtua sërish gjykatës, por ajo e refuzoi lirimin. Ndërkohë mediat greke kanë filluar dhe sulmet, teksa disa e cilësojnë dhe si tradhtar Edi Ramën. “Kathimerini” ka bërë një artikull të gjatë, ku shprehet se vetë Rama fillimisht i kishte dhënë garanci Athinës se Beleri do të lirohej, por më pas ka ndryshuar qëndrim.

Kryeministri i Shqipërisë thuhet se i ofroi palës greke garanci në prapaskenë, menjëherë pas zgjedhjeve të dyta greke se "çështja Beleri do të zgjidhet". Sot kuptohet se ai thjesht luajti blofin për të blerë kohë, pasi synon që të skadojë afati 3 mujor për betimine tij si kryebashkiak. Sipas ligjit shqiptar, kryetarit të bashkisë i kërkohet të ketë një adresë banimi brenda kufijve të bashkisë së tij. Fredi Beleris tashmë ka si adresë, adresën e burgut ku po mbahet, pasi çdo i burgosur pasi ka kaluar tre muaj në qeli merr adresën e qendrës së paraburgimit. “Teknikisht”, sipas burimeve ligjore, tremujori përfundoi dje, e diel 20 gusht”, shkruan media greke.

Nuk dihet sa e vërtetë është ajo që thotë media greke, pasi mund të jetë dhe diversion. Por nga ana tjetër nga qeveria shqiptare pritet gjithçka, pasi nuk duhet harruar se pati një takim Rama-Mitsotakis para pak kohësh.

Më pas vijon avazi i vjetër se arsyeja që Beleri po mbahet në qeli është rrëmbimi i tokave greke. Nuk dihet se ku janë këto toka greke në Himarë dhe askush nuk e kupton se si do e ndalojë Beleri një plan të tillë, nëse ekziston. Më pas mediat greke mbështesin Berishën dhe nxjerrin një fakt tjetër interesant. Sipas tyre, ashtu si Berisha, edhe Beleri është i padëshiruar nga amerikanët. Prandaj sipas tyre, ai mbahet në qeli, pasi siç pretendojnë, SHBA nuk e do në krye të Himarës.

Beleris u zgjodh me mbështetjen e partisë së ish-kryeministrit Sali Berisha (duke i dhënë fund një rivaliteti të kahershëm mes tyre). Rama dhe Berisha janë armiq të betuar, me rezultatin e prodhuar në Himarë është hapur një tjetër front konflikti mes tyre – me viktimën Belerisin. Ekspertët e Ballkanit thonë se Rama po luan një lojë kaq të ashpër me Athinën, sepse Berisha është një “person i padëshirueshëm” për Uashingtonin. Më 19 maj 2021, Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, deklaroi drejtpërdrejt se Berisha është i padëshirueshëm për SHBA-në sepse është i përfshirë në raste korrupsioni. Madje, sipas disa burimeve, Fredi Beleris nuk ka leje hyrjeje në SHBA”, theksohet më tej.

Sipas tyre, Rama ka marrë mbështetjen e Uashingtonit, i cili nuk do një kryebashkiak “non grata”. Madje shkojnë aq larg, sa shprehen se SPAK u krijua me bekimin e SHBA dhe tani po ndjek direktivat e tyre.

Duhet shtuar se ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe në veçanti ambasadorja e gjithanshme Yuri Kim, e cila u largua vetëm më 10 korrik (dhe u gradua Ndihmëssekretare e Shtetit për Evropën dhe Azinë), luajtën një rol të rëndësishëm në ndërtimin e SPAK, por dhe më gjerë në reformimin e drejtësisë shqiptare.

Rrjedhimisht, Rama po rrezikon sepse (ndoshta mendon se) po mbështetet te amerikanët që e kanë Berishën (dhe Belerin) në listë të zezë. Një skenar i “avancuar", i cili përfshin fajësimin e Belerit (me ose pa lirim nga burgu) dhe më pas zëvendësimin e tij në krye të Bashkisë së Himarës nga një person jashtë rrethit të Berishës”, shkruan media greke. /Pamfleti

beleri shba berisha

Lini një Përgjigje