Aktualitet 7 Qershor 2023, 07:30

Mos harroni të merrni çadrën! Si parashikohen temperaturat për sot

Shkruar nga Pamfleti

Mos harroni të merrni çadrën! Si parashikohen temperaturat

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites por orët e pasdites sjellin grumbulllim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin sërisht përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

moti