Aktualitet30 Prill 2023, 11:29

“Mos të më prekë njeri me dorë! Na është sosur durimi”, banorët e Bërxullës përplasen me policinë

Shkruar nga Pamfleti

“Mos të më prekë njeri me dorë! Na është

Ditën e sotme banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë, për të kundërshtuar projektin Thumanë-Kashar.

Ata nuk janë dakord me shpronësimet e qeverisë dhe e kundërshtojnë këtë projekt me protesta prej 8 muajsh.

Ndërkohë protesta është shoqëruar edhe nga momente tensioni, ku efektivë të policisë duket se kanë shtyrë një nga qytetaret e cila qëndronte në rrugë, në tentativë për të liruar qarkullimin.

Kujtojmë se të pranishëm në protestë janë edhe fëmijë.

“Mos më prekë njeri me dorë. Nuk më bën njeriu dritë fare. nuk kam për të liruar rrugën. Më është sosur durimi më çoni ku të doni. Ku është shteti të më japë zgjidhje”, dëgjohet të thotë një nga protestueset.