TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2025, 06:54

Mot i paqëndrueshëm, qytetet ku mund të ketë reshje

Shkruar nga Pamfleti

Mot i paqëndrueshëm, qytetet ku mund të ketë reshje

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon një mot relativisht të paqëndrueshëm.

Sipas SHMU, qytetet ku gjatë ditës së sotme mund të ketë reshje shiu janë Lezha, Saranda dhe Shkodra.

Korça do të shënojë edhe vlerat më të ulëta të temperaturave, ku ato që priten të regjistrohen janë minimalja 7 dhe maksimalja 18 gradë celcius. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të vendit temperaturat maksimale do të jenë mbi 21 gradë celcius

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, por prej orëve të pasdites era ndryshon drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Valëzimi në det pritet 1- 2 ballë.

Lini një Përgjigje