
Kreu demokrat Sali Berisha, përmes një konference për mediat, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në disa zona të vendit, si pasojë e motit të keq.
Berisha e konsideroi si të papërgjegjshëm qëndrimin e qeverisë në raport me qytetarët, ndërsa theksoi se qindra familje janë lënë në mëshirën e fatit.
“Qindra dhe qindra familje në rrethet Lezhë, Kurbin, Mat, Dukagjin, Shkodër, janë në mëshirën e fatit.
Kanë përjetuar tmerre nga vërshimet e papërmbajtura të lumenjve, ujërave dhe narkoqeveria e tëra është në narkozë. Asnjë ndihmë, asnjë mbështetje.
Njerëz të lënë në mëshirën e natyrës dhe të Zotit vetë.
Këto shtrëngata u njoftuan nga stacionet meteorologjike më serioze të paktën një javë para.
Por në mënyrë absolute, pushteti i drogës dhe krimit në Tiranë dhe degët e tij në rrethe, nuk kanë marrë asnjë masë.
Deputetë të PD ndodhen në terren dhe po ndjekin me shqetësim të madh situatën.
Ata përveç solidaritetit nuk kanë mjete të tjera.
Ajo që quhet Mbrojtje Civile, ajo është inekzistente.
Pra, qytetarët të lënë në mëshirën e fatit.
Dënoj me forcën më të madhe këtë qëndrim të papërgjegjshëm ndaj qytetarëve, të cilët po përjetojnë tmerret e përmbytjeve të papritura.
Natyrisht një qeveri, e ngërthyer nga superskandalet, nuk ka asnjë lloj preokupimi tjetër veçse si të fshehë gjurmët e krimeve që ka kryer, vjedhjeve që ka kryer”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje