
Nisur nga situata e krijuar nga moti i keq, me reshje të dendura shiu, në dalje të qytetit të Klosit, nyja që lidh qytetin me rrugën e Arbrit, për shkak të pranisë së dendur të ujit, ka bërë që një pjesë e rrugës të ketë dëmtime.
Për këtë arsye, policia e Dibrës ka njoftuar se është bërë i mundur devijimi i lëvizjes së mjeteve që lëvizin nga Klosi për në Tiranë.
Qytetarët që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz.
"Qytetarët e bashkisë Klos dhe Mat, që duan të lëvizin në drejtim të Tiranës deri në pastrimin e rrugës nga firma kontraktore do të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz. Patrullat e Policisë Rrugore janë në gatishmëri, për t’iu ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve dhe qytetarëve në rast nevoje për ndihmë dhe për të menaxhuar trafikun rrugor", njofton policia.
Lini një Përgjigje