Shfaqja e një arkivoli simbolik në protestën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të PS në mbrojtje të liderit të tyre.
Protestuesit e cilësuan simbolin si “arkivoli politik i Ramës”, ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e dënuan ashpër këtë veprim.
Ministri Lamallari e konsideroi të papranueshme përdorimin e simboleve të vdekjes në një protestë, duke e cilësuar arkivolin si një akt që nxit urrejtje dhe përçarje.
“Pamjet e arkivolit që shëtiste sot në bulevard janë të neveritshme. As si pankartë, as si dekor proteste apo për humor të zi nuk mund të përdoret kurrsesi. Për më tepër në sy të fëmijëve. Të tentosh të ndezësh qytetarët me simbolet e vdekjes është mjerim i madh politik e shpirtëror. Të përdorësh simbolet e vdekjes për këdoqoftë nuk është më protestë, por një përpjekje e ulët për të krijuar ndasi dhe helmuar shoqërinë me gjuhën e urrejtjes. Shqiptarët nuk ua kanë borxh ritualet mortore në sheshe. Nuk është kjo kultura jonë, as tradita e të parëve tanë dhe as Shqipëria që duam t’u lëmë fëmijëve”, shkroi Lamallari.
Në të njëjtën linjë reagoi edhe deputeti socialist Erion Braçe, i cili e cilësoi pamjen e arkivolit si simbol të një ekstremizmi të papranueshëm.
“Neeeeveeeeriiiiiii! Shqipëria e re me këtë pamje është ekstremiste, e turpshme, e papranueshme. Dhe mos u mundoni ta justifikoni; arkivoli nuk është poezi. Arkivoli këtu e kudo, në çdo vend dhe për çdo popull, ka vetëm një funksion e një kuptim – vdekje. Kjo që shoh është përtej urrejtjes, është qëllimi i ekstremizmit të dhunshëm që po dominon prej ditësh këtë vend. Demokracia liberale e Evropës ku jetojmë, ku po negociojmë e plotësojmë kushtet e saj, nuk ka lidhje me këtë ndyrësi ekstremiste. Refuzojeni! Nuk mund të jetë kjo e ardhmja e këtij vendi”, shkroi Braçe në rrjetet sociale.
Arkivoli ishte një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje gjatë protestës së djeshme, ndërsa protestuesit e cilësuan atë si “arkivoli politik i Ramës”, duke e paraqitur si një simbol politik në shenjë kundërshtimi ndaj kryeministrit.
O Brace, o bibilush i Rilindjes dhe mole pushteti! Nuk je i ndryshem nga ata me te cilet rri o BQ! Po te ndaheshe vertet ne vlera, i beje mutin partise! Sa per arkivolin, e verteta eshte qe ky popull ju urren deri ne vdekje, gjithe hajdutet e 36 viteve! Keni bere me shume dem se turqit ne kete vend! Prandaj, pa hipokrizi, ju urrejme!
Kur themi qe kjo maxhorance e ka humbur kontaktin me realitetin, me njerezit me hallet e ketij populli nuk gabojme. Shikoni reagimin e Erion Braces, dhe Albana Kociu. Jane irrituar se protestuesit ne menyre simbollike sollen para zyre Rames nje arkivol. Dhe kjo eshte irrituese e tmerrshme, si mund ta bej dikush kete. Si mundet qe liderit ti behet nje dhurate e tille per ditelindje!! Madje per kete femer me fytyre dawni gjithe protesta duket e turpshme. Eshte fatkeqesi e madhe te shohen nga kush qeverisemi. 2 lëtyra, 2 lepiresa qe dalin kundra nje proteste kaq te madhe kaq masive kaq te vendosur. Mbreme ne historine 35 vjecare te pluralizmit eshte mbajtur protesta me masive qe une si pjesemarres kam pare. Mbreme jam ndjere krenar qe jam shqiptar. Duhet te zhdukeni nga faqja dheut, gjithe sekti juaj. Ti o xhuxh lepurush dhe ti debile down femer. Ju lutem mos e trashni zullumin. Mjaft me nuk u ngopet! Jeni bere milioner ne euro. Nuk dini ku i keni pasurite dhe dilni beni moral. Dhe kush ju ndyresira qe e kthyhet kete vend ne lavatrice te parave te pista Hapni krahun sa nuk eshte vone. Sinqerisht ju them qe dhe Rama vete ky ditezi qe po jeton ditet e fundit ne pushtet dhe liri, nuk ka nevoje per solodaritetin tuaj. Jeni demode na hapet barkun