TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Nëntor 2024, 12:12

Moti i keq/ Rreziku i përmbytjeve në Vlorë tepër i lartë, deti jashtë gjirit shkon deri në 8 ballë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq/ Rreziku i përmbytjeve në Vlorë tepër i

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin tonë, ndërsa është paralajmëruar për një situatë më të rëndë të motit në disa zona të Shqipërisë.

Gazetari Enrik Mehmeti tha se në qytetin bregdetar, “trafiku detar është paralizuar” dhe se rreziku i përmbytjeve është tepër i lartë. Ai shtoi se deti jashtë gjirit ka një fuqi deri në tetë ballë.

"Në Vlorë kanë nisur reshjet e shiut. Situata në det është problematike. Trafiku detar është paralizuar. Deti jashtë gjirit shkon deri në 8 ballë. Rreziku i përmbytjeve është tepër i lartë.

Shumë akse rrugore krijojnë probleme kur bien reshje të shumta. Deri tani nuk ka shqetësime, ndërsa do shohim në vazhdimësi si do të shkojë situata. Edhe në Pyllin e Sodës mund të kemi probleme me rënie pemësh. Vlora u përfshi nga përmbytjet disa kohë më parë e shpresojmë që ajo situatë mos të përsëritet."-u shpreh gazetari. 

Lini një Përgjigje