TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Dhjetor 2025, 11:57

Ndërtimet informale, mbi 13 mijë familje do të marrin kompensim financiar nga ATP; lista e përfituesëve

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtimet informale, mbi 13 mijë familje do të marrin kompensim

Mbi 13 mijë familje do të përfitojnë kompensim financiar nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, duke shlyer ndaj tyre pjesën e mbetur prej 30% të kompensimit, si pronarë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se, ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 3527 kërkesa, të cilat përfitojnë këstin e fundit të kompensimit në të holla në një total prej 30% të vlerës totale të miratuar me VKM-të përkatëse.

Për 3527  kërkesat për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave  “Për përcaktimin e procedurave të shpërndarjes së fondit të kompensimit në vlerë për pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimet informale”, i ndryshuar.

Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto 3527 kërkesa, është në vlerën: 1 396 651 400,49 lekë.

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton subjektet e interesuara se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.

“Ne jemi të vendosur të vijojmë angazhimin tonë të palëkundur për ta përmbyllur procesin e kompensimit ndaj të gjithë pronarëve, duke përmbushur kështu detyrimin që kemi karshi tyre dhe, sigurisht, si pjesë e angazhimit tonë për standardet evropiane, për një shtet të së drejtës dhe për një të ardhme ku prona, ligji dhe liritë themelore janë të shenjta”, shkruan Rama.

 

kompesim financiar per pronen

Dokumenta bashkëngjitur

Lini një Përgjigje