Albana Fico nuk nuk do jetë më drejtoresha e QSUT.
Qendra Spitalore Universitare (QSUT) ka ndryshuar drejtuesen Albana Fico, i cila e mbante këtë post nga dhjetori i 2021.
Ajo u emërua në krye të QSUT pas largimit nga drejtimi të Enkelejd Jotit.
Në atë kohë, qenë ish-ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila ka njoftuar këtë lajm duke theksuar se Fico do të çojë para projektet e mëdha të modernizimit të qendrës më të madhe spitalore në vend.
Ndërkohë, nuk dihet ende se kush do ta zërë vendin e Albana Ficos, duke u zgjedhur në krye të QSUT. Si shkak i dorëheqjes mendohet zjarri që ra me 11 shkurt në Urgjencën e QSUT, për të cilin drejtoria nuk mori masa.
Kujtojmë se Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në QSUT është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës.
Lini një Përgjigje