TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shtator 2025, 17:14

Ndryshime te "Rrugorja" e Tiranës, emërohet shefi i ri i qarkullimit

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime te "Rrugorja" e Tiranës, emërohet shefi i ri i

Neritan Buzi do të jetë shefi i ri i Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë. Lorenc Shehu, i cili ishte i komanduar në detyrë është larguar, duke i lënë vendin Buzit.

“Rrugorja” e kryeqytetit ka qenë një repart që ka pasur shumë ndryshime, pasi fillimisht u drejtua nga Roven Zeka, i cili u largua pas arrestimit nga SPAK.

Më pas në vend të tij u komandua Lorenc Shehu. Tashmë drejtimin e ka marrë Neritan Buzi, i cili më parë ka qenë shef i komisariatit të Himarës dhe në qershor u transferua në doganën e Qafë Botës.

Lini një Përgjigje