TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 21:34

“Në Shqipëri duhet të shqetësohen”, Eugen Beci ‘skanon’ vizitën e Dumanit në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

“Në Shqipëri duhet të shqetësohen”, Eugen Beci

Ish-prokurori Eugen Beci komentoi vizitën e kreut të SPAK Altin Dumani në Departamentin Amerikan të Shtetit, ku pritet të takohet me një zyrtar të lartë për cështjet evropiane dhe euroaziatike.

Sipas Becit, vizita konfirmon mbështetjen e administratës së re Trump për Prokurorinë e Posaçme, por lidhet nga ana tjetër me interesat e SHBA sa i përket çështjeve të caktuara që ata duan të luftojnë.

Nga pikëpamja diplomatike, ligjore në Shqipëri, ky takim shihet në disa drejtime. Së pari, programi është bërë në një periudhë shumë të hershme, në administratën Trump, ndaj edhe në Shqipëri duhet të shqetësohen se administrata Trump po i jep një mbështetje direkte. Ky takim jep disa mesazhe mbështetjeje dhe krijon besim, por në fund ka për qëllim të orientojë. Orientimet nuk jepen me emra konkretë, por do të tregojnë drejtimet e politikave amerikane. Ka edhe një pjesë tjetër: u jepet kurajë prokurorëve të SPAK-ut. Por mos harrojmë që qeveria amerikane do të nxjerrë orientimet e saj sa i përket interesave të drejtpërdrejta, të cilat kanë qenë të ndryshme në periudha të ndryshme. Këto do t’i jepen në mënyrë të drejtpërdrejtë si mesazh për Dumanin.

Orientimi mund të jetë në lidhje me luftën kundër narkotrafikut, duke e trajtuar si luftë kundër terrorizmit, apo kundër organizatës Soros. Ky zyrtar i lartë amerikan do të japë orientimet që vijnë nga administrata Trump: lufta kundër narkotrafikut si pjesë e luftës kundër terrorizmit, dhe lufta kundër organizatës së Soros-it”, tha Beci në emisionin Now në Euronews Albania.

Lini një Përgjigje