TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Shtator 2025, 19:51

Kreu i ri i BKH, Vezaj zbulon skandalin: Vetëm 2 nga 7 kandidatë e kaluan poligrafin, por të gjithë kaluan më tej

Shkruar nga Pamfleti

Kreu i ri i BKH, Vezaj zbulon skandalin: Vetëm 2 nga 7 kandidatë e

Gazetari Flamur Vezaj, ka komentuar garën për kreun e ri të SPAK. Ai deklaroi se 5 nga 7 kandidatë për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe testi i së vërtetës.

Por, pavarësisht kësaj, nuk janë skualifikuar.

Vetëm 2 nga 7 kandidatët për kreun e BKH e kanë kaluar testin e së vërtetës. Është mbledhur sërish komisioni i verifikimit dhe kanë vendosur që, edhe pse nuk e kanë kaluar këtë test, t’i kalojnë këta kandidatë në procedurën e mëtejshme, atë të verifikimit të pasurisë. Burimet më thonë që edhe zoti Kërluku, edhe zoti Nano, nuk e kanë kaluar testin. Pavarësisht se nuk e kanë kaluar testin e poligrafit, komisioni nuk i ka skualifikuar”, tha Vezaj në “A2CNN”.

Sipas tij, “testi i së vërtetës është vendosur me ligj, por pastaj anashkalohet. Model alla shqiptar…”.

 

Lini një Përgjigje