
Gazetari Sokol Bregu ka komentuar “rrëmbimin” e Daniel Shimës.
Sipas Bregut organizatat kriminale nuk të rrëmbejnë në mes të Tiranës gjatë ditës dhe të të lejojnë të bësh telefonata për të lajmëruar familjarët. Ai hoqi një paralele me Vis Martinajn.
“Kjo po hetohet nga SPAK. SPAK nuk ka nevojë për Daniel Shimën. SPAK në provat që gjen mbaron punë vetë. Nëse SPAK do i dilte AKSHI-t deri sipër nuk ka nevojë, se ia ka marrë një herë deponimin këtij,
Kjo ka nisur nga një rrëfim i Arben Ahmetajt në Zvicër gjatë një interviste dhënë një kolegu që e përmend që këtë person e ka kërcënuar kryeministri Rama. Ahmetaj ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Ramës. Kjo mund të ketë ndodhur, nuk e di farë. Përderisa nuk është e vërtetuar nuk dalim dot në përfundimin, që po ka ndodhur. Po që janë zhdukur 43 milionë thotë Ahmetaj. Ky SPAK që heton 500 mijë lekëshe, 43 milionë euro nuk na i gjen dot.
Mund të ketë një indicie që kjo dosje po fle në SPAK dhe nuk po riaktivizohet dhe ku ka më bukur se historia e këtij. Ata që janë zhdukur, përfshirë dhe njeriun që është i mbuluar më me mister, Ervis Martinaj, nuk ka pasur telefonatë, po më merr dikush se njerëzit nuk të marrin në mes të ditës në kryeqytet”, tha ai në “MCN”.
Lini një Përgjigje