Një prej të rinjve pjesëmarrës në ditën e 53-të të protestës antiqeveritare u bëri thirrje qytetarëve t'i bashkohen tubimit të planifikuar për nesër, i cili do të zhvillohet paralelisht me seancën plenare të Kuvendit.
Ai sqaroi se protesta do të nisë në Sheshin "Skënderbej" dhe më pas do të vijojë me marshim drejt Parlamentit.
“Jam këtu për t’iu rikujtuar protestën nesër që nis në orën 8:30. Bashkimi tek Sheshi Skënderbej dhe më pas marshim drejt parlamentit. Parlamenti po e ndjen të keqen dhe me ato ligje, po nxitojnë që të copëtojnë Shqipërinë. Nesër do diskutojnë Paketën e Maleve, ta dini mirë që puna nuk është aq e rëndësishme sesa është ndalimi i copëtimit të Shqipërisë. Sot këtë 5 mijë lekësh ma dha komshiu, të cilit i ndërroi jetë djali. Më thabli vezë dhe mos të shpëtojnë kollaj.
Ai nuk mund të vijë, por disa si puna ime nuk kanë justifikim. Veza akt dhune? Ju kujtoj rastin e Xhevit Qafës, që në vitin 2018 u arrestua pasi nuk kishte lek për drita”, tha ai.
Ndërsa eksperti i IT-së, Gent Progni, në fjalën e tij para Kryeministrisë, preku tema të ndryshme. Në protestën e 53-të, Progni theksoi se nesër para parlamentit do përdoren vetëm vezë dhe jo objekte të rrezikshme.
“Dua të jap një mesazh përbashkues. Në kohën e Enverit, i bëri spiuna brenda familjes. Në kohën e demokracisë, i përlyu të gjithë. Duhet të jemi të gjithë atje. Duhet t’u tregojmë që duhet të lahen më shpesh dhe të heqin atë të vezës. Kam një mesazh për Gonxhen. Këto janë vezë, nuk të vrasin, boll komentove në rrjetet sociale, si të ishe patronazhist. Policia të mos na provokojë, pasi ne do gjuajmë vetëm me vezë. Një mesazh edhe për kryeministrin, mos ke frikë nga veza, pasi vetëm veza mjafton të të tregojë sa i pisët je. Mos harroni që ne që jemi në shesh prej 53 ditësh meritojmë të përqafojmë njëri tjetrin dhe të paraqitemi në 8.30. Ne nuk do iu lejojmë të votoni ligjet”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje