TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2026, 20:30

"Refuzova Jeniffer Lopez për shkak të protestave"/ Aktivisti i përgjigjet Blendi Gonxhes: Zvarranik pa shtyllë kurrizore

Shkruar nga Pamfleti
"Refuzova Jeniffer Lopez për shkak të protestave"/ Aktivisti
Pamje nga protesta

Në ditën e 53-të të protestës antiqeveritare, një prej aktivistëve iu përgjigj deklaratave të ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, i cili ia atribuoi protestave refuzimin për zhvillimin e koncertit ët Jennifer Lopes në Tiranë dhe dështimit të koncertit të Kanye West. Aktivisti e akuzoi ministrin se po përpiqet t'ua faturojë protestuesve dështimet e qeverisë, në vend që të marrë përgjegjësi për situatën në vend.

“Blendi Gonxhja është ankuar dhe tha se koncertin e dëbuam ne, një ministër i dështuar dhe unë i them nuk na përfaqëson. Jo vetëm që nuk na përfaqëson por je një nga ministrat më të turpshëm sepse je përpjekur të hedhësh në shesh dështumet tuaja. Blendi Gonxhja nuk ka pasur shtyllë kurrizore e të dalë e të thotë gabova, ju jeni zvarranikë sespe gjeni kauzën e parë për të hequr përgjegjësinë nga vetja.

Blendi Gonxhj merre përgjegjësinë e thuaj se I more ato para dhe i përdore sepse t’u deshën dhe jo se ashtu deshte populli në shesh. Ju kërkoni sesi të rrisni milionat, Shqipëria ju duket perlë, pushimet i bëni aty ku është më shtrenjtë dhe vendosni gardhin, shqiptarët e bëjnë aty ku derdhen ujërat e zeza.

Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës dhe kur shkon te kutia e votimit sepse nuk ka liri mendimi mendon se këta e gënjejnë ata e kërcënojnë.
Na keni sabotuar në turizëm, na keni dështuar në mjedis dhe Shqipëria po shpopullohet.

Fshatrat janë shpopulluar dhe nuk konsumohet as energji asgjë. Shqiptari mesatar e mat çdo gjë para se ta shpenzojë. Ne nuk jemi kundër investimeve, por kundër atyre që nuk na japin asgjë mbrapsh, jemi kundër investimeve që na vendosin gardhin. Duam që Shqipëria të jetë e zhvilluar, por jo sipas jush për xhepat tuaj.

Vetë ju u thoni banorëve investoni e pastaj i shembni, ju nuk bëni as gjërat bazë për turistët, Saranda dhe Vlora janë pa energji, digjet landfilli sespe I dimë sesi janë bërë lekët e inceneratorëve. Si mund të keni turizëm kur qytetet janë pa ujë.

Jemi gënjyer dhe është krijuar status quo-ja që politikanët gënjejnë ndaj kam një mesazh: Ejani në protestë, bëhuni shpresë”, u shpreh ai.

protesta kunder rames

Lini një Përgjigje