
Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka komentuar nga protesta veprimet hetimore të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në Agjencinë e Zhvillimit të Territorit (AZHT) dhe Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujërave (KKTU), duke i cilësuar ato si një zhvillim pozitiv.
Sipas saj, hetimet duhet të shtrihen deri te vendimmarrjet e kryeministrit Edi Rama, pasi këto institucione miratojnë projektet më të rëndësishme të zhvillimit në vend.
“Në këto institucione kalojnë vendimet më të rëndësishme për zhvillimin e territorit, të gjitha me firmën e kryeministrit Rama. Në këto institucione miratohen kullat, resortet dhe të gjitha projektet strategjike. Pikërisht për këto institucione i drejtohemi institucioneve të drejtësisë që të verifikojnë nëse janë respektuar ligji, procedurat, transparenca dhe interesi publik”, tha ajo.
Vatnikaj tha se fakti që këto institucione janë tashmë në fokus të SPAK-ut është për t'u përshëndetur, ndërsa theksoi se protestuesit mbështesin punën e drejtësisë, por kërkojnë që hetimet të mos ndalen.
Dhe, si ditën e parë, i drejtohemi institucioneve të drejtësisë se jemi në mbështetje, por kemi një kërkesë: ‘Hetoni Ramën’”, përfundoi ajo.
Lini një Përgjigje