Një ngjarje e rëndë u regjistrua sot në qytetin e Vlorës, ku një turiste ukrainase ndërroi jetë pasi u mbyt në det, ndërsa vajza e saj ndodhet ende në spital.
Në lidhje me këtë incident Edmond Breshanaj, shefi i Reanimacionit në spitalin e Vlorës thotë se turistja 44-vjeçare erdhi pa shenje jete.
“Të dyja nënë e bijë erdhën në spital rreth orës 12:00 në gjendje shumë të rëndë. Pacientja 44-vjeçare erdhi pa shenja jeta, bëmë çdo gjë por nuk arritëm ta rikthenim në jetë.
Vajza 18-vjeçare edhe ajo erdhi në gjendje kome, po pas ndërhyrjes filloi të reagonte pas një ore- pasi tensioni i shkoi 11. Tani gjendja e vajzës është e qëndrueshme, ka mundësi që të mbijetojë”, tha Edmond Breshanaj.
Mësohet se plazhi privat nuk kishte roje bregdetare dhe për ngjarjen janë shoqëruar në polici gjatë persona, mes tyre edhe efektivë të Policisë Bashkiake, të cilët kishin për detyrë kontrollin dhe monitorimin e ambienteve të plazheve.
Sipas rrëfimeve të qytetarit që rrezikoi jetën e tij për të shpëtuar turistët, si dhe pushuesve të tjerë, ambulanca erdhi të paktën gjysmë orë me vonesë për shkak të trafikut të rënduar në zonën e Lungomares ku shpesh në korsinë e ngushtë të shëtitores pengesë bëhen edhe makinat që ndalojnë në rrugë.
Lini një Përgjigje