TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Prill 2023, 17:37

Ngjarjet kriminale në vend, Ylli Manjani: Fushata elektorale, periudha më e artë për bandat

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarjet kriminale në vend, Ylli Manjani: Fushata elektorale, periudha

Juiristi Ylli Manjani duke komentuar ngjarjet e fundit kriminale në vend u shpreh se nuk beson që të kenë lidhje me zgjedhjet dhe fushatën elektorale.

Në një intervistë për “Euronews Albania” Manjani shtoi se fushatat elektorale janë periudha të arta për elementët kriminalë, larje hesapesh apo aktivitete të ndryshme kriminale, pikërisht prej zhvendosjes së vëmendjes së policisë.

Nuk shoh ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë të dhunës për shkak të zgjedhjeve. Sigurisht ka dhunë të formave të ndryshme, por jo dhunë kriminale. Ka dhunë sepse i nxjerrin njerëzit me zor në miting, por kjo është dhuna e zakonshme që jemi mësuar. Është ajo dhuna që të shqetësojnë në telefon, të pyesin kë do votosh apo kë s’do votosh, apo që të kërcasin te dera e shtëpisë, por kjo është, për fat të keq, rutina se si ne i bëjmë zgjedhjet”, u shpreh Manjani.

Juristi tha gjithashtu se deri në këto momente ecuria e fushatës është në ritme të mira dhe nuk ka lidhje me dhunën.

krimi vend zgjedhjet

Lini një Përgjigje