
ILDKP është zgjuar gjatë 2022, pasi një vit më parë pati një numër minimal padish. Këtë vit ka pasur 37 emra të njohur të kapur me fshehje pasurie, por absurdi është se drejtësia nuk lëviz..
Drejtësia vijon të jetë e pafuqishme përballë politikës. Ndonëse reforma ka hyrë në vitin e shtatë të saj, sërish pushtetarët nuk i kemi parë në bangën e të akuzuare. Të gjithë po presin nga SPAK që të hetojë ministra, ish-ministra dhe deputetë, por duket se ky proces po zgjat shumë, ndërkohë që faktet janë mbi tavolinë. Politikanët kanë në pronësi pasuri sheikësh dhe sërish ja hedhin paq.
Gjatë 8 viteve të fundit janë plot 555 zyrtarë që janë denoncuar në prokurori nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe thuajse asnjë emër i njohur nuk është marrë i pandehur. Mes tyre ka pasur zv/ministra, ministra, deputetë, kryetarë bashkie. “Pamfleti” ka siguruar raportin vjetor të ILDKPKI për vitin që lamë pas dhe bëhet me dije se gjatë 2022 janë paditur 37 emra për fshehje pasurie.
“Për periudhën raportuese, janë në total 128 masa administrative me “gjobë”. Për periudhën 2014 – 2022 janë aplikuar në total 2,017 masa administrative “gjobë”, të cilat në një pjesë të konsiderueshme janë lënë në fuqi nga Gjykata Administrative, apo janë ekzekutuar në mënyrë vullnetare. Për më tepër, Inspektorati i Lartë, gjatë periudhës 2014 – 2022, ka referuar pranë Institucionit të Prokurorisë, strukturave të Hetimit Tatimor, Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, si dhe Policisë së Shtetit, 555 subjekte, në të cilat janë përfshirë zyrtarë të nivelit të lartë drejtues, si Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Kryetarë Bashkie, Gjyqtarë, Prokurorë, Drejtorë të Përgjithshëm, etj. Për periudhën raportuese janë paraqitur në total 37 raste referimesh penale dhe referime të tjera”, thuhet në njoftim.
Pra duket se ILDKP është zgjuar gjatë 2022, pasi një vit më parë pati një numër minimal padish. Këtë vit ka pasur 37 emra të njohur të kapur me fshehje pasurie, por absurdi është se drejtësia nuk lëviz. ILDKP ka bërë padi çdo vit dhe askush nuk është ndëshkuar. Mjafton të shohësh se si Rama, Meta, Berisha dhe disa ministra notojnë në luks, por instiucionet kanë frikë prej tyre. /Pamfleti
Lini një Përgjigje