
Apeli i GJKKO ka rrëzuar ankimimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj për sekuestrimin e dy vilave në Hamallaj dhe Palasë.
Bëhet fjalë për vilen e bashkëjetueses së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Erjola Hoxha si dhe të një vile në Palasë, që figuron në emër të Elda Dinajt.
Ankimimi në Apelin e Posaçëm erdhi pasi u rrëzua fillimisht nga Gjykata e Shkallës së Parë. Ahmetaj e konsideron të paligjshëm kontrollin e banesave, pasi sipas tij duhej të merrnin leje nga Kuvendi për kontrollin në vilë, sepse aty jeton edhe ai dhe ka statusin e deputetit.