TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet10 Tetor 2025, 15:50

Nis riparimi i autostradës nga Vora deri te Ura e Dajlanit, bllokime të përkohshme në qarkullimin drejt Durrësit

Shkruar nga Pamfleti

Nis riparimi i autostradës nga Vora deri te Ura e Dajlanit, bllokime

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se duke filluar nga e hëna, 13 tetor 2025, do të nisë ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike në aksin rrugor Vorë–Ura e Dajlanit.

Punimet, të cilat janë pjesë e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike”, do të shoqërohen me bllokime të përkohshme të trafikut në drejtimin Vorë–Durrës, në segmentet: Vorë – Maminas; Maminas – Sukth; Sukth – Fllakë; Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit dhe Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit, raporton "A2CNN".

Sipas ARRSH çdo segment do të jetë i bllokuar për 1 deri në 2 ditë, në varësi të kushteve teknike dhe motit. Në njoftim u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugën alternative Vorë – Maminas – Katër Rrugët e Shijakut – Durrës, për të shmangur vonesat.

Pas përfundimit të punimeve në kahun Vorë–Durrës, ndërhyrja do të vijojë në drejtimin Ura e Dajlanit–Vorë. ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe thekson se këto punime janë të domosdoshme për rritjen e sigurisë dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore kombëtare.

Lini një Përgjigje