
OSBE një ditë para nisjes së fushatës zgjedhore të 14 majit, ju kërkon partive politike dhe kandidatëve që të kenë parasysh rekomandimet e dhëna prej tyre.
OSBE tha ndër të tjera se ka ende shumë punë të bërë dhe se presin që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur, ku konkurrimi politik të jetë konstruktiv dhe në zbatim të ligjit.
“Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor – shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit. Ndërkohë presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”, thuhej në deklaratë.
Lini një Përgjigje