TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Tetor 2025, 11:09

Një buqetë me lule të bardha, brenda sallës ku u ekzekutua gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Një buqetë me lule të bardha, brenda sallës ku u ekzekutua

Një buqetë me lule e vendosur në tavolinën ku një ditë më parë gjyqtari i Gjykatës së Apelit Tiranë, Astrit Kalaja, shpalli vendimin e fundit në emër të Republikës.

Pas shpalljes së vendimit, ndaj gjyqtarit u qëllua me armë zjarri nga përfaqësuesi i njërës palë në gjykim, Elvis Shkambi. Gjyqtari humbi jetën pak momente më pas, ndërsa Shkambi priti në oborrin e godinës që të arrestohej nga policia.

Një video e publikuar nga News24 tregon mjediset e Gjykatës së Apelit, 24 orë pas ngjarjes së rëndë. Ndaj gjyqtarit Kalaja, autori i vrasjes, disa herë, ndërsa 3 plumba në kraharor i morën jetën.

Në tavolinën ku rrinte Kalaja, është vendosur një buqetë me lule të bardha, në shenjë nderimi dhe homazhe për Kalanë, i cili u vra në krye të detyrës.

Kalaja është gjyqtari i parë që vritet në Shqipëri në një sallë gjyqi dhe i dyti në rradhët e magjistratëve që humbet jetën, pas ekzekutimit të Skerdilajd Konomit, rreth dy dekada më parë.

Në lidhje me krimin e vrasjes së gjyqtarit Kalaja, janë arrestuar tre persona, autori i krimit Elvis Shkambi, xhaxhai i tij, Gjon Shkambi dhe punonjësi i sigurisë në gjykatë, Banush Koxhaj.

Autori i krimit qëlloi me armë edhe ndaj palës kundërshtare në gjyq, babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur.

Lini një Përgjigje