
Kreu i "Nisma Thurje" Endri Shabani ka debatuar ashpër me sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushin ndërsa mes tyre kanë shkëmbyer edhe fyerje personale.
Teksa kanë folur për 5 vjetorin e SPAK, Shabani tha se asnjëherë nuk kemi parë më parë që të parakalojnë para SPAK ministra apo ish-ministra socialistë, kur në krye të qeverisë është Edi Rama.
Por menjëherë ka reaguar Tedi Blushi i cili e ka pyetur Shabanin “sa ministra ka burgosur Enver Hoxha”.
Duke iu përgjigjur, Shabani i tha “ti je në konflikt interesi me SPAK, partia juaj”.
“Ti paguhesh me fondet e Sorosit”, u shpreh Blushi, ndërsa Shabani iu përgjigj “keni marrë ju fonde personalisht nga Soros për të shkuar te BBC”.
Nga ana tjetër, Blushi e konsideroi Shabanin një mashtrues, ndërsa e ka pyetur “ku i ke gjetur paratë që keni blerë shtëpinë”.
“O mashtrues, o mashtrues”, e quajti Blushi, Shabanin, i cili u përgjigj “ti vjen në emision për tu zënë me grushta, nuk bie në nivelin tënd”.
Lini një Përgjigje