
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Alma Koçi, e cila shfaqet në video-skandalin e Safet Gjicit, ka dëshmuar në SPAK.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha zbuloi se Alma ka kërkuar mbrojtje nga autoritetet pasi është kërcënuar. Më tej gazetari theksoi se ajo nuk është marrë në mbrojtje dhe nuk është lejuar as të nxjerrë fëmijën e saj nga Shqipëria.
"Ajo ka kërkuar mbrojtje. Ajo është kërcënuar. Por nuk është në këtë moment në mbrojtje. Ka tentuar të çojë fëmijën e vet te familjarët, diku ngjitur me Shqipërinë dhe nuk e kanë lejuar. Jeta e saj dhe familjes së saj duhet garantuar. Pa atë ky process është i dështuar. Ajo mund të tërhiqet për shkak të presionit. Kam biseduar me të në telefon. E kanë kërcënuar dhe nuk ka asnjë mbrojtje sot.", deklaroi Hoxha.
Lini një Përgjigje