TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Shkurt 2025, 21:46

“Nuk ishte për të rrëzuar Ramën”, Baçi për protestën e PD-së: Ishte thirrje për të riorganizuar opozitën!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ishte për të rrëzuar Ramën”, Baçi

Analisti Agim Baçi duke komentuar protestën kombëtare të zhvilluar nga opozita pasditen e së shtunës, tha se qëllimi i kësaj proteste nuk ishte që të rrëzonte Ramën

I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, Baçi theksoi se nuk ka ndodhur në asnjë protestë që të ketë një thirrje ndaj partive që të bëhen bashkë për të rrëzuar qeverinë.

“Ishte ftesë e një ditë më parë ndaj partive që nuk janë bashkuar me PD, është një demonstrim për të thënë që ne jemi ata që i mbledhim në shesh.

Përgjithësisht protestat riorganizojnë jetën e brendshme të partisë, në këtë rast ishte një manifestim për të riorganizuar opozitën, nuk është se ishte një protestë që u nis për të rrëzuar Ramën, në Shqipëri nuk ka ndodhur ndonjëherë që protestat të rrëzojnë qeverinë”, tha Baçi.

Lini një Përgjigje