TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Qershor 2023, 14:45

“Nuk ka gjasa që SHBA t’i vendosë sanksione Kosovës”, Ngjela: Rama vepron në favor të Beogradit

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk ka gjasa që SHBA t’i vendosë sanksione

Avokati Spartak Ngjela, ka folur në lidhje me tensionet në veri të Kosovës, teksa ëhstë ndalur edhe tek qëndrimet ndërkombëtare ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ngjela tha gjithashtu se serbët janë në një krizë ekonomike dhe po të vazhdojnë kështu do të shpërbëhen.

“Ka ikur Vuçiç nga zgjedhjet. Ky me një lëvizje brilante hyri në zgjedhje dhe u zgjodhën kryetarët. Serbët janë në krizë ekonomike dhe po të ecë situata kështu do të shpërbëhen dhe në këtë mënyrë kërkonin të merrnin veriun”, tha Ngjela.

Gjatë bisedës në studion e News24, avokati theksoi se Trepça është një zonë shumë e lakmuar.

“Deri tani gjithçka është në favor të shqiptarizmit. Kanë ikur ata. Nuk ka jurist në botë që të thotë është faji i Kosovës. Nuk mund ta bëjnë kurrë veriun e Kosovës, federatë. Serbët atje nuk janë pakicë etnike, janë të ardhur dhe duan të kenë edhe republikë. Fakti që Amerika ka kërkuar lirimin e 3 policëve është në favor të Kosovës. Asociacioni nuk është çështje juridike, por s’ka autonomi Kushtetuese”, u shpreh avokati.

I ndalur tek qëndrimet e kryeministrit Edi Rama për tensionet në Kosovë, Ngjela tha se ka treguar se është me Beogradin.

“Rama është me Beogradin. Kurti nuk ka sanksione. Si do t’i vendosë Amerika sanksione një shteti që e ka çliruar vetë.”, deklaroi ai.

ngjela kosova shba sanksione

Lini një Përgjigje