TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2023, 22:37

Operacioni 'Metamorfoza', gazetari zbulon bisedën më mizore të bërë në SKY: Vranë shokun e tyre, ekzekutorët donin t'i shkonin në varrim

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni 'Metamorfoza', gazetari zbulon bisedën më mizore

Zbërthimi i mesazheve të koduara të aplikacionit SKY, zbuloi si funksiononte një nga grupet më të rrezikshme kriminale në Shqipëri, duke çuar në arrestimin e disa personazheve të rëndësishme nga bota e krimit, policia e deri te prangosja e një prokurori.

Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” u prangos zyrtari i lartë i Policisë Oltian Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-efektivi Ardit Hasanbegaj, Asmer Bilali, Edmond Preka e të tjerë.

I pyetur në emisionin “Top Story”, se cila ishte biseda më e rëndë që ky grup kishte realizuar në aplikacionin “Sky”, gazetari Elton Qyno, tha se bëhej fjalë për një bisedë kur autorët e vrasjes së Gjin Boriçit, kishin diskutuar se si do i shkonin në varrim.

Qyno tha se autorët e kishin shok Boriçin dhe e kishin përdorur në një vrasje tjetër më herët.

“Biseda më e rëndë është kur u vra Gjin Boriçi, që protagonistët e kësaj vrasjeje i shkojnë edhe në varrim. Dhe që të nesërmen interesoheshin te policia për t’ia kaluar fajin palës tjetër. Ishte një bisedë e poshtër dhe cinike, sepse në fund të fundit ata kishin vrarë shokun e vet, Gjin Boriçin të cilin e kishin përdorur në një vrasje tjetër, ai kishte punuar për ta”, tha Qyno.

Gazetari tha se edhe bisedat e prokurorit të Kukësit, Xhevahir Lita janë të rënda për nga natyra se si një njeri i drejtësisë bëhet vegël e krimit.

gazetari sky vrasje shok varrim operacioni 'metamorfoza'

Lini një Përgjigje