TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Tetor 2024, 10:05

Opozita bllokon sot Shqipërinë, kreu i Policisë së Shtetit porosi të veçantë vartësve para protestës

Shkruar nga Pamfleti
Opozita bllokon sot Shqipërinë, kreu i Policisë së Shtetit
Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda pak orë para protestës së opozitës, e cila ka paralajmëruar bllokimin e disa pikave nevralgjike të qarkullimit nga Veriu në Jug, u ka dhënë disa porosi vartësve të tij.

Drejtori i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar vartësve që të kenë kujdes dhe të mos provokohen nga protestuesit dhe të ruajnë qetësinë. Po kështu, Proda ka kërkuar që ndërhyrjet të jenë të minimizuara vetëm në raste nevoje dhe mos të krijohen përplasje të provokuara.

Kryepolici i ka kërkuar të kenë kujdes listat me emrat e personave që kanë precedentë e të mbahen nën vëzhgim. Një kërkesë ka qenë dokumentimi i të gjitha veprimeve të jashtëligjshme. Gjithashtu, Proda ka kërkuar të sigurohet qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve të tjerë, të cilët nuk janë protestues.

Dje në njoftim zyrtar Policia e Shtetit deklaroi se çdo qytetar ka të drejtën e tubimit, por se bllokimi i rrugëve është vepër penale.

Opozita do të mbajë sot aktin e radhës së të ashtuquajturës mosbindje civile, kundër qeverisë së kryeministrit Rama dhe kërkesës së saj që në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një kabinet teknik.

Pas incidenteve në Kuvend, djegies së karrigeve, protestës me molotov ndaj institucioneve dhe asaj me pankarta në duar në dyert e PE, akti i radhës i opozitës këtë herë është bllokimi i akseve rrugore kryesore në vend.

Në kryeqytet, protestuesit do të bllokojnë mbikalimin e Kthesës së Kamzës, në hyrje të Tiranës. Teksa do të ketë bllokime dhe në rrethrrotullimet në Milot, Shkozet, Bradashesh, Rrogozhinë dhe Levan.

Organizatorët e kësaj protestë kanë kërkuar një leje prej orës 17:00 deri në 20:00 për këtë protestë të saj, diçka që në fakt është refuzuar nga Policia e Shtetit.

proda protesta e opozitës

Lini një Përgjigje