TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Qershor 2026, 22:14

Revolucioni nuk ndalet/ Protesta zhvendoset para Kuvendit, qytetarët bllokojnë hyrjen mes thirrjeve për largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Revolucioni nuk ndalet/ Protesta zhvendoset para Kuvendit, qytetarët

Para godinës së Kuvendit, protestuesit kanë ndërprerë përkohësisht marshimin dhe janë ulur në tokë, duke vijuar me thirrje për dorëheqjen e kryeministrit dhe kundër klasës politike.

Protestuesit kanë ndaluar përkohësisht marshimin e tyre para godinës së Kuvendit, ku janë stacionuar dhe janë ulur në tokë, duke e kthyer këtë ndalesë në një moment simbolik të protestës së tyre kundër qeverisë dhe klasës politike.

Marshimi nisi pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, ndërsa qindra qytetarë përshkuan disa nga rrugët kryesore të Tiranës, për t'u ndalur më pas përpara Parlamentit. Aty, protestuesit vijojnë të qëndrojnë të ulur për disa minuta, me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, duke përsëritur mesazhet e tyre kundër institucioneve dhe drejtuesve politikë.

Gjatë tubimit para Kuvendit, qytetarët kanë brohoritur vazhdimisht "Rama jepe dorëheqjen", "Ju erdhi fundi", "Rama në burg, Berisha në burg", si edhe "Poshtë patronazhistët!", duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve politike dhe duke kërkuar përgjegjësi nga e gjithë klasa politike.

Atmosfera para Parlamentit mbetet e qetë, ndërsa protestuesit vijojnë protestën në mënyrë paqësore. Ndalesa para Kuvendit shihet si një etapë e marshimit të nisur nga Kryeministria, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se qëllimi i tyre mbetet ushtrimi i presionit qytetar ndaj institucioneve.

Tubimi para Kuvendit është pjesë e protestës së 26-të radhazi, e cila prej javësh po zhvillohet çdo mbrëmje në kryeqytet, me qytetarët që kërkojnë ndryshime politike dhe mbajtjen e përgjegjësive nga drejtuesit e vendit.

Revolucioni nuk ndalet/ Protesta zhvendoset para Kuvendit, qytetarët

proteste revolucion

1 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    Protestë e dhunshme me thirrje për burgosje e vrasje si në vitet 1946 …Një grup njerzishit që vetshpallet përfaqsues të popullit dhe kërkesave të tij ; pa program, pa dialog e përcaktuar të dêshtojë e të tretet pak nga pak…

    Lini një Përgjigje