TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Dhjetor 2025, 21:23

Pajisjet përgjuese, Dervishi zbulon prapaskenat: U bë debat i madh mes autoriteteve, por triumfuan italianët

Shkruar nga Pamfleti

Pajisjet përgjuese, Dervishi zbulon prapaskenat: U bë debat i madh mes

Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur lidhur me ndalimin nga policia portuale e Durrësit të tre shtetasve italianë të cilët po largoheshin me traget pasi kishin hyrë një ditë më parë në Shqipëri dhe kishin me vete një pajisje përgjuese.

Por ata u lanë të lirë për të ikur, edhe pse nuk kishin autorizim për përdorimin e pajisjes. Dervishi u shpreh se ajo ishte një pajisje përgjuese, e cila ishte futur në vend dhe është bërë debat i madh mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane dhe më pas fituan këta të fundit. 

“Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën.

Unë di që ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, jo dy ditë më parë, tre apo katër ditë më parë. Është mbajtur goxha sekret dhe ka një terr informativ.

Nuk është e pakët që të vijë një pajisje e tillë të instalohet në Shqipëri. Ajo pajisje, kur i afrohet një antene, e duplikon atë, shtiret sikur është antena, antena telefonike ta zëmë që është në Dajt dhe ajo shtiret si e tillë, duke kapur sipas atyre një numër që mund të kenë ata të një celulari apo diçka e tillë, ose pa numër fare, kap një trafik të caktuar dhe identifikon një trafik të caktuar telefonatash.

Mund të jetë përdorur për dy orë për një takim si ai i Arubës, mund të jetë përdorur për krimin e organizuar, mund të jetë përdorur për politikën, mund të jetë përdorur për shumë gjëra. Ka shumë pikëpyetje.

Klodi e tha dymbëdhjetë orë, por mund të ketë qenë dhe dy ditë, dhe një javë, dhe një muaj këtu.

Nuk është çudi kjo pajisje. Kur pyetëm inteligjencën artificiale, se këto pajisje e mbajnë informacionin apo informacionin e transmetojnë na dha përgjigje se  informacioni ikën, transmetohet. Pra, ata s'kishin nevojë për ta mbajtur pajisjen se nuk ka asnjë rëndësi për italianët.

Me sa di unë, është bërë dhe një debat shumë i madh për t'i ndaluar këta, ose jo. Një debat që ka futur, është futur në linja politike dhe diplomatike, shumë fort dhe përfundimisht ka triumfuar italianët që i kanë lejuar.

Kanë hyrë politika ose diplomacia midis dy vendeve dhe është bërë një debat goxha i madh dhe ato kanë triumfuar italianët. Pra, është një përgjim”, tha Dervishi për “TPZ”.

Lini një Përgjigje