TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Tetor 2023, 15:57

“Palestina se njeh Kosovën”, Kreshnik Spahiu: Nuk e kuptoj si shqiptarët mbështesin Hamas-in

Shkruar nga Pamfleti

“Palestina se njeh Kosovën”, Kreshnik Spahiu: Nuk e kuptoj si

Analisti Kreshnik Spahiu duke komentuar luftën mes Izraelit dhe Hamas-it që ka nisur që prej 6 tetorit, ka dhënë një ide se çfarë qëndrimin sipas tij, duhet të mbajë Shqipëria.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, ai theksoi se Palestina nuk e njeh Kosovën ndërsa nënvzioi se qëndrimi i Shqipërisë në këtë luftë është i parëndësishëm.

Ai komentoi dhe reagimet e shqiptarëve të cilët po mbështesin Hamas-in që SHBA e konsideron organizatë terroriste.

Duhet të kemi diçka shumë të qartë, palestinezët nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, shtetin e Kosovës. Mbështetësit e Hamasit nuk kanë asnjë lloj konsiderate  për mbështetjen e shtetit të Kosovës. Të gjithë grupimet palestineze shprehen se Kosova është pjellë e SHBA.

Qëndrimi i Shqipërisë është i parëndësishëm në këtë proces, e dyta Shqipëria ka shanset zero të pozicionohet pro Hamas. Hamas nga vendet e NATO-së dhe nga SHBA konsiderohet organizatë terroriste. Të jesh kundër Hamas nuk do të thotë se je kundër Palestinës. Nuk e kuptoj pse ka disa shqiptarë pse ka disa shqiptarë që e mbështesin Hamasin. Shikoj shqiptarë që hedhin statuse më shumë për Hamasin se për UÇK”, tha ai.

spahiu kosova hamasi

Lini një Përgjigje