
Paraqitja e Lulzim Bashës sot në SPAK ka alarmuar rrethin e Sali Berishës. Basha është personi i cili nëse flet mund të fundosë Berishën për ’21 Janarin’.
Basha u pyet sot mbi 4 vrasjet në Bulevard dhe refuzoi të japë detaje kur doli nga SPAK. Nuk e dimë nëse ai e shiti Berishën, por frika duket se ekziston. Genc Gjokutaj, avokati i Berishës, ka nisur menjëherë sulmet. Sipas tij, SPAK po e bën të sfumojë dosjen “Balluku”.
“Sot në mbarim të orarit zyrtar në SPAK është paraqitur Lulzim Basha ose siç njihet në qarqet e Tregut Politik Lul Brava!
Ai do të pyetet për ngjarjen e 21 janarit 2011 në bulevard! Pyetja e Lulit per 21 janarin nga SPAK çmohet shumë më e rëndësishme dhe aktuale se pyetja e Belinda Ballukut nesër si e pandehur për miliona €!
Sipas Oroskopit politiko juridik të çiftit SPAK - Qeveri nesër Belinda Balluku përsëri nuk do të paraqitet! Prandaj thirrja e saj është bërë më 31 tetor ditën e gjyqit të Erion Veliajt në GjK që ky i fundit bashkë me Lulin sot të sfumojnë dhe ta nxjerrin në plan të dytë paraqitjen e Belës në SPAK!
Drejtësia “e pavarur” ka edhe surpriza të pritshme”, shkruan ai.
Lini një Përgjigje