TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Korrik 2025, 20:25

Pas Fierit, skemë vjedhjeje me parkingjet edhe në Tiranë: ‘Dardha’ Barçi zhduk 5 milionë euro, paratë i sistemon ‘ustai i vjetër’

Shkruar nga Pamfleti

Pas Fierit, skemë vjedhjeje me parkingjet edhe në Tiranë:

Në Fier, policia dhe prokuroria arrestuan ish-nënkryetaren e Bashkisë me disa zyrtarë të kësaj bashkie, se kishin krijuar skemën “parkimi”. Po Tirana me 10 000 makina që parkohen çdo ditë nëpër sheshparkime?

Katër muaj më parë, Prapaskena paralajmëroi një skandal me parkimet në Tiranë: “Parkimet e kryeqytetit si ‘mëlçi’ në qafën e Emin Barçit. I biri Flavio Barçi bëhet drejtor i ‘Tirana Parking’.

Lajmi u kalua pa shumë vëmendje, ku dukej sikur asociimi i emrave bëhej për sensacion mediatik. Emin Barçi me nofkën ‘lëtyra’ e mikrokredive, sistemoi drejtor të përgjithshëm të ‘Tirana Parking’, të birin, Flavio Barçi.

Por çfarë ndodhi nga dalja e lajmit të marsit?

Para disa ditësh në internet, në një faqe të njohur publike, u shfaq një video bashkë me një dëshmi, ku tregohej se si vidhnin lekët e parkimeve në një zonë të njohur të kryeqytetit, nga inspektorët e “Tirana Parking”. Video shfaqte pamje të regjistruara në një sheshparkim pranë stadiumit “Arena”. Paratë mblidheshin pa kupona, nga një punonjës i Bashkisë, sepse nuk punonte “sistemi” i fiskalizimit.

Video është e datës 21 korrik, e siguruar nga një punonjëse e bankës përballë vendit ku ndodhet sheshparkimi. Në 70% të rasteve inspektorët nuk japin asnjë kupon në këtë sheshparkim – pretendon punonjësja. Thjesht marrin lekë dhe i fusin në xhep.

Tirana nuk është Fieri

Drejtoria e Administrimit të sheshparkimeve të “Tirana Parking”, menaxhon dhe vjel të ardhurat nga të gjitha parkimet e Tiranës, si ai që ndodhet në sheshin Skënderbej, tjetri te stadiumi “Selman Stërmasi”, parkimi nëntokësor brenda sheshit të stadiumit “Arena”, parkimi te ish-“Stacioni i Trenit” etj.

Vetëm parkimi në vendin e xhiruar me celular përballë Bankës Tirana, parkon më shumë se 1 mijë makina në ditë, pra rreth 125 mijë euro në ditë, ku as 30 përqind nuk janë futur në arkën e bashkisë në dy muajt e fundit… Nëse nuk ka punuar “sistemi” tre muajt e fundit nëpër parkimet e Tiranës, është bërë kërdia: janë më tepër se 5 milionë euro parkimesh të vjedhura.

Në Fier, policia dhe prokuroria arrestuan ish-nënkryetaren e Bashkisë me disa zyrtarë të kësaj bashkie, se kishin krijuar skemën “parkimi”, ku inspektorët e parkimit nuk jepnin kupon tatimor për qytetarët e Fierit që përdornin parkimet e Bashkisë Fier. Abuzimi i kapur llogaritej në vlerën 400 milionë lekë të vjetra.

Po Tirana me 10 000 makina që parkohen çdo ditë nëpër sheshparkime?

Nëse 70% e rasteve kanë shkuar në xhepat e kodoshëve të “Tirana Parking”, vjedhja do jetë spektakolare. Sipas një njoftimi të ditëve të fundit, që drejtuesit pa emër i bënin me celular inspektorëve të parkimeve në Tiranë, ata duhet të kujdeseshin dhe t’i pajisnin qytetarët me kupona.

Alibia e “sistemit” të prishur ishte se, po shtrihej fibra optike dhe nuk kishte internet.

Për më tepër, pasi plasi skandali me videon e publikuar në internet, kujdesi i hajdutëve të “Tirana Parking” ishte aq i madh sa, u shkruanin punonjësve: “Nëse s’keni internet… mësoni hotspot-in!”.

Kush është kupola e aferës “Parkimi”?

Drejtor i përgjithshëm i “Tirana Parking” Flavio Barçi, i emëruar disa muaj para zgjedhjeve, ka ngritur skemën “Parkimi” me dy ndihmësit e tij Bruno Koçi dhe Engjëll Myftari, drejtuesi i IT dhe përgjegjësi për administrimin e parkimeve.

Në fushën e përllogaritjes së 70% dhe krijimin e databazës së parkimeve për njësi në 24 orë, Barçi, është ndihmuar nga e fejuara e tij, Joana Çako. Të dy të zhvendosur nga ADISA për te “Tirana Parking” me porosi nga “lart”, ishin drejtuesit e fushatës së deputetit të PS, Fatmir Xhafaj në Njësinë nr. 10, Tiranë.

Pas Fierit, skemë vjedhjeje me parkingjet edhe në Tiranë:

Në kohën kur çekimi i biletave të parkimeve në Tiranë nuk punonte dhe fushata ishte në kulmin e saj, një tjetër konkurrim zhvillohej në Shkollën e Magjistraturës nga kandidatët për gjyqtare dhe prokurorë. Në listën e fituesve nr. 1 për gjyqtare del Joana Çako, me 242 pikë aq sa habiti të gjithë konkurrentët që e mbanin mend vajzën që mbeti para dy vitesh dhe papritur u kthye në “zheni”.

Në statistikat e KQZ-së aktivistja Joana Çako shfaqet edhe si komisionere në zgjedhjet e vitit 2021, atëherë kur filloi të kuptojë se nga ADISA dhe mbledhjet e partisë nëpër lagjet e Tiranës, mund të arrinte të drejtonte skemën “Parkimi”, apo një ditë (pse jo) Gjykatën e Lartë.

Pas Fierit, skemë vjedhjeje me parkingjet edhe në Tiranë:

Afera “Parkimi” futet papritur në sytë publikë, kur çdo shofer i Tiranës, ka kontribuar në 70%-shin e vjedhur prej çunave të shkathët të Tirana Parking, apo nga ndonjë usta pas tyre.

Pas Fierit, skemë vjedhjeje me parkingjet edhe në Tiranë:

Pinjolli Flavio Barçi me këtë aferë, konkurron denjësisht babanë e tij Emin Barçi, i njohur gjerësisht si “lëtyra” e mikrokredive, për shkak të qëndrimeve të tij, pro aktivitetit të MCA dhe Final, që mashtruan mijëra shqiptarë.

Një ndër thëniet e njohura të popullit është: “Dardha bie nën dardhë”.

Në bujtinën e qeverisë “lokale” nga pema me shumë dardha, sapo ra njëra prej tyre. Dikush po ha dardha. Duhet njoftuar kryeministri që nuk po sheh kush..! /Prapaskena

1 Komente

  1. A
    Anonim

    Në tirana parking po vidhen dhe sotë e ksaj dite miljona kekë në ditët Që futen në xhepat e drejtusve Tek parkimi i Arenës,Sheshi skënderbe,terminali Jug Veri,Garda etj.

    Lini një Përgjigje