TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 13:47

Pas 'One' dhe 'Air Albania', hakërohet edhe faqja e Parlamentit: Deputetët e korruptuar do të shkatërrohen

Shkruar nga Pamfleti

Pas 'One' dhe 'Air Albania', hakërohet edhe faqja e

Grupi i “Homeland Justice” mesa duket nuk kanë të ndalur, pasi deri më tani kanë hakuar 2 kompani shumë të rëndësishme të cilat kanë të dhëna personale të shumë qytetarëve të Shqipërisë si dhe faqen e Parlamentit shqiptar...

Pas “One Albania” dhe “Air Albania”, hakerat e 'Homeland Justice' kanë hakëruar edhe faqen e Parlamentit shqiptar.

Nëse provoni të futeni në www.parlamenti.al, do t’ju shfaqet njoftimi që kjo faqe nuk mund të aksesohet.

Ndërkohë, Homeland Justice ka marrë përsipër sulmin në 3 faqet e hakuara.

Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” kërcënon se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen së shpejti.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në njoftim.

Pas 'One' dhe 'Air Albania', hakërohet edhe faqja e
Njoftimi i Homeland Justice në Telegram
Pas 'One' dhe 'Air Albania', hakërohet edhe faqja e
Faqja e Parlamentit shqiptar


Kujtojmë se më herët grupi njoftoi se ka hakuar kompaninë celulare “One Albania” dhe "Air Albanian”.

Ata njoftuan se kanë akses te të gjitha të dhënat e kompanive.

Grupi i hakerave iranianë kanë njoftuar paraditen e sotme se kanë vënë në shënjestër sistemet e kompanisë celulare “One Albania” dhe kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëve.

Grupi ka njoftuar në Telegram se ka marrë dhe asgjësuar të dhëna deri në 2 petabajt (2 petabytes). Për njohësit e teknologjisë, kjo është ndër njësitë më të mëdha të matjes së të dhënave kompjuterike.

“Homeland Justice” paralajmëroi se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre.

parlament air albania one parlamenti

Lini një Përgjigje