Aktualitet29 Nëntor 2023, 22:55

“Patriotizmi nuk blihet”, Mërtiri përplaset me Kikian: Njeriu edukohet

Shkruar nga Pamfleti

“Patriotizmi nuk blihet”, Mërtiri përplaset me Kikian:

Sociologu Ergus Mërtiri debatoi sa i takon patriotizmit të shqiptarëve në “Now me Erla Mëhillin” përballë gazetarit Mentor Kikia.

Ky i fundit u shpreh se patriotizmi është diçka që nuk mund të imponohet, por lind në zemër, ndërsa Mërtiri insistonte se njeriu edukohet. Janë morali dhe vlerat ato që në thelb përcaktojnë patriotizmin.

Ergys Mërtiri: Ti je nacionalist sepse ti respekton vlerat, virtyrin, moralin, të gjitha dhe kombi është pjesë e kësaj strukture vlerash. Kur ti i ke shkatërruar të gjitha çfarë mbetet aty. Ne s’jemi as popull më i mirë, as më i keq se të tjerët, por kemi pasur fatin e keq historik që në këto 70-80 vjet ne na kanë lënë të varfër e të mjeruar, të degjeneruar nga aspekti moral, të errësuar nga aspekti i dijes, jemi varfëruar shumë dhe kjo na ka sjellë këtu

Mentor Kikia: O Ergys, nuk të ndalon njeri të jesh patriot vëlla se po fajësojmë të gjithë dynjanë që s’na ka lënë të jemi patriotë. Derisa nuk je patriot nuk do të jesh mor burr. Patriotizmi nuk mësohet në shkollë, nuk blihet, ai njeriu që e ka në zemër e shpreh.