
Gazetari Erl Murati tha se pas 35 vitesh nga rënia e komunizmit, politika në Shqipëri nuk e njeh dhe as nuk e zbaton metodën e dorëheqjes së liderit të partisë, por vijojnë të kenë të njëjtin kryetar, siç është kreu i PD, Sali Berisha.
Murati u shpreh se nga 8 dhjetori 1990 deri më sot, ka ndryshuar forma por jo përmbajtja.
“Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane”, u shpreh gazetari Erl Murati.
Sipas tij, fakti që Berisha vijon të jetë në krye të PD, nuk është aspak pozitive në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.
“Unë personalisht e shoh si problem këtë. Ka ndryshuar forma dhe shumë gjëra në përmbajtje nuk ka ndryshuar. Unë besoj se nuk është pozitive që PD të ketë të njëjtin kryetar si 35 vjet më parë. Ne kemi hapur negociatat me BE për integrimin dhe duhet të aplikojmë metodat evropiane”, tha Murati për “News 24”.
Lini një Përgjigje