Pasditen e sotme në orën 19:00 Partia Demokratike do mbajë një tubim para Kryeministrisë. Ndërkohë paralelisht një koncert është organizuar te ‘Piramida’ në kryeqytet që prej orës 18:00 të pasdites sot e që pritet të zgjasë deri pas mesnate.
Ky organizim përkon në të njëjtin orar me protestën, e cila i bie të mbahet fare pranë koncertit, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Prandaj janë marrë masa që pjesa ku do të mbahet koncerti, është e rrethuar me gardh metalik dhe e ndarë nga pjesa tjetër e bulevardit.
Berisha i është rikthyer dhe strategjisë së vjetër, fjalimeve që mesa duket do të ‘miksohen’ me muzikën e dj dhe këngëtarëve të ftuar në koncert.
Prania e dy aktiviteteve në të njëjtën zonë krijon një situatë të pazakontë. Ndërkohë, ndarja me gardh e zonës së Piramidës synon të mbajë të kontrolluar rrjedhën e pjesëmarrësve dhe të shmangë ndërthurjen e drejtpërdrejtë të dy tubimeve.
Lini një Përgjigje