TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2024, 22:08

“Përgjimet implikojnë Berishën”, gazetari Doçi për "21 Janarin": Vendimi i Strasburgut tregoi përfshirjen e tij!

Shkruar nga Pamfleti

“Përgjimet implikojnë Berishën”, gazetari Doçi

Gazetari Adriatik Doçi ka folur për çështjen e “21 janarit” duke sjellë në vëmendje edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Sipas tij vendimi i Strasburgut bën përgjegjës Sali Berishën për vrasjet e 21 janarit.

Ai gjithashtu tregoi se përgjimet janë shumë të qarta për implikimet e Bashës dhe Berishës.

“Vendimi i Strasburgut vesh me përgjegjësi Berishën si i implikuar dhe për manipulimin e ngjarjes, nuk thotë gjë për Bashën. Kemi dhe dëshmi të Topit që thotë se Basha i ka shkuar në shtëpi në emër të Berishës për të ndërhyrë te Ina Rama.

Kemi dhe përgjimin për Ndrea Prendin  që thotë qëlloni në trup. Kemi dhe raport të shërbimit që kontrollit të brendshëm në ministrinë e brendshme ku dalin të gjitha masat që janë marrë më parë. Basha ditën e vrasjes ka dalë jashtë loje. Vendimi  i gjykatës së Strasburgut e implikon Berishën në dy momente, kërcënimi ndaj Ina Ramës. Momenti tjetër mashtrimi me pamjet filmike, gjykata e Strasburgut ka analizuar deklaratat e Berishës që thotë se kamerat nuk punonin. Është konfirmuar se pamjet filmike të 21 janarit janë zhdukur. Ngritja e komisionit hetimor është një tjetër pikë që e implikojnë Berishën”, ka thënë Doçi në Report Tv.

adriatik doci 21 janari sali berisha

Lini një Përgjigje