TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Gusht 2025, 16:33

Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta papritur gazetari Artur Zheji!

Shkruar nga Pamfleti

Pësoi arrest kardiak, ndahet nga jeta papritur gazetari Artur Zheji!

Gazetari ndodhej me pushime në Sarandë, humbi jetën gjatë transportit në spital...

Gazetari, moderatori dhe publicisti Artur Zheji është ndarë krejt papritur nga jeta. Ai u shua nga kjo botë në moshën 64-vjeçare.

Mësohet se Zheji ka ndërruar jetë në Sarandë, ku dhe ndodhej me pushime. Dyshohet se gazetari ka pësuar arrest kardiak. 

Ai ishte duke drekuar me bashkëshorten dhe djalin në një restorant në rrugën “Butrinti”, ku dhe nuk është ndierë mirë. Familjarët kanë lajmëruar ambulancën, por mësohet se gazetari ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

Artur Zheji lindi më 29 gusht 1961. Ai ka qenë gazetar, publicist dhe drejtues emisionesh. Gjithashtu ai është i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Artur Zheji është angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si te RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive.

Që nga viti 2017, ai ishte drejtues i emisionit politik dhe analitik 360 Gradë, i cili aktualisht transmetohej në televizionin "ABC News". Padyshim ai do t’i mungojë shumë gazetarisë shqiptare.

Lini një Përgjigje